Ka përfunduar votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku Parlamenti ka miratuar me 85 vota pro dhe 3 kundër, kandidaturën e Endri Shabanit.

Pasi mbështeti me firma 6 kandidatë, e më pas deklaroi tërheqjen nga nënshkrimet, Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës.

Opozita debatoi për3 orë me radhë  për projektvendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duke akuzuar mazhorancën se ka bërë pazar.

Para nisjes së procesit të votimit, deputetët e PD u larguan nga seanca.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi pas mbylljes së votimit se, në seancën e radhës, Avokati i Popullit do të bëjë betimin në Kuvendin e Shqipërisë.

Votat e 6 kandidatëve për Institucionin e Avokatit të Popullit

Tartar Bazaj – 1 votë pro, 79 abstenim, 7 vota kundër

Aranita Braho – 4 vota pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci – 1 votw pro, 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja – 0 vota pro, 17 abstenim, 69 kundër

Besim Ndregjoni – 0 vota pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endrit Shabani – 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb