Botërori ishte një ëndërr i madhe, një objektiv i jashtëzakonshëm, por fati dhe detajet nuk ishin me Kosovën. “Dardanët” nuk arritën të vinin një jetë një kryevepër të vërtetë, por fitojnë respektin e të gjithë botës, një ekip i vogël, por me një zemër të madhe. Nga Muriqi te tifozët, të gjithë shpërthyen në lot, kjo pasi ishin shumë pranë, vetëm një hap larg Botërorit, por largohem të bindur se kanë një super ekip, një brez fantastik që pritet të dhurojë emocione të forta edhe në të ardhmen. Ky nuk ishte fundi, por thjesht fillimi i një cikli që pritet të dhurojë arritje të mëdha, me Evropian që piketohet menjëherë si objektivi i tyre i radhës.

Në një “Fadil Vokrri” i “veshur” kuqezi, brenda dhe jashtë stadiumit, atmosfera ishte fantastike, por në fund festoi Turqia. Kosova zbriti pa frikë, të paktën në fraksionin e parë, duke iu përgjigjur Turqisë “flak për flakë”, madje rastin më të mirë e kishte e Fisnik Asllani, me talentin “Dardan” që me një goditje fantastike flirtoi me golin, ku ndërhyrja e portierit dhe traversa i mohuan një gol spektakolar.

Për fat të keq, në fraksionin e dytë, Turqia gjeti shpejt golin e avantazhit me Akturkoglu, një detaj që pati një ndikim të madh edhe në pjesën e mbetur të ndeshjes, me Turqinë që administroi rezultatin. Kosova tentoi deri në fund të ndryshonte fatin e kësaj finaleje, por Muslija dhe pjesa e tjetër e fazës sulmuese nuk arritën të gjenin golin e shumë pritur, duke bërë që Turqia të festonte nga Prishtina këtë rikthim në Botëror pas 24 vitesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: