Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat nga selia blu, deklaroi se ëndrra europiane e Shqipërisë vijon të mbahet peng nga Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Berisha akuzoi se përpjekjet për të arkivuar të ashtuquajturën dosja “Balluku”, që sipas tij lidhet drejtpërdrejt edhe me kryeministrin Rama, janë veprime që dëmtojnë rëndë interesat e qytetarëve.

Sipas tij, kjo përbën një goditje të fortë ndaj shqiptarëve, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk zhvillohet paheqhen e imunitetit të Ballukut dhe thirrjen nga drejtësia të Ramës.

“Ëndrra europiane e Shqipërisë vijon të mbahet peng nga Rama dhe Lubi Balluku. Përpjekjet për të arkivuar dosjen Balluku, de facto dosjen Rama, janë përpjekjet më kriminale q shkelmojnë interesat personale, shoqërore dhe kombëtare të çdo shqiptari Është goditja më e rëndë që i bëhet interesave të shqiptarëve në dy aspekte, lufta kundër korrupsionit merr fund. Pa heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut nuk ka e s’mund të ketë luftë kundër korrupsionit. Pa thirrjen e Ramës për të gjitha ato që mban dosja Balluku nuk ka luftë kundër korrupsionit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb