Në fokus të konferencës së sotme në kryeministri është energjia, dhe kryeministri Rama ka bërë një rezyme të 7 viteve e 2 muaj të punëve të qeverisë së tij në këtë sektor.

Rama thotë se e gjeti sistemin e energjisë elektrike në vend të degraduar, teksa sot thotë se i është hapur rruga e një ndryshimi rrënjësor.

Pas vënies në funksion të linjës së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë, Rama thekson se është hapur kantieri edhe për linjën tjetër që e lidh me Maqedoninë e Veriut. Po ashtu ai shton se tregu tashmë i përbashkët Shqipëri-Kosovë synon të zgjerohet dhe bashkohet me atë të Italisë e Malit të Zi.

Po ashtu kryeministri Rama ka folur edhe për projektin e Skavicës, duke theksuar me hidrocentralin e ri Shqipëria kthehet në fuqi eksportuese si dhe kursen duke mos lënë asnjë pikë ujë të detinuar për energji elektrike të shkojë dëm.

”Me një sistem të degraduar skajshmërisht dhe pas 7 vitesh  e 2 muajsh mund të themi se kemi hyrë në një fazë krejtësisht të re pasi kemi hapur rrugën e një ndryshimi rrënjësor.

Nuk dua të zgjatem me shtjellimin e të dhënave në këtë fushë kaq të rëndësishme, dua të vë theksin në disa pika kyçe. Ministrja do bëjë shtjellim të plotë.

Më lejoni të sjell në vëmendje se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni, sapo më në fund kemi vënë në punë linjës me Kosovën. Një projekt i konsideruar historik nga paraardhësi im, por i kthyer në histori sa të dhimbshme dhe qesharake për vite të tëra nga qeverisjet e mëparshme, dhe më pas i bllokuar nga  vetoja e Serbisë, të cilës e hoqi aq më shumë e as më pak Shengeni Rajonal.

Nga ana tjetër besoj shumë se ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona, dhe nga ana tjetër projekti Shqipëri-Maqedoni, janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshirë këtu dhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018, dhe pastaj me nënshkrimin mes aksionarëve mes operatorëve të Shqipërisë e Kosovës për shpërndarjen, çka përbën etapë të re për sektorin.

Jemi në proces të zgjerimit të tregut, dhe bashkimin me Italinë e Malin e Zi. Duke parë se tregjet e energjisë po zhvillohen edhe më shumë, mund të flasim për rrjetin tonë për një arritje në uljen e humbjeve, pastaj edhe në aspektin e mbledhjes së detyrimeve që tanimë janë kthyer në normë që nuk e diskuton më askush.

Dua të prek edhe një pikë tjetër të rëndësishme, që është zhvillimi i madh strategjik që është tanimë është futur në rrugën e realizimit, nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA për Skavicën, që do krijojë mundësi që mos çojë më dëm asnjë pikë ujë të destinuar për energji, dhe do e kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese të energjisë, por edhe mundësi të kursejmë për shkak të mundësisë për rezerva. Mos i drejtohemi tregut nga krizat e thatësirave.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb