Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Open” në News24 Eni Vasili prezantoi në sallën COD, në Kryeministri librin “Kadare në Studio”, që mbart figurën e shkrimtarit të shquar në dimensione të ndryshme të jetës, realizuar në 4 intervista, në një hark kohor 2008-2015. Përmes intervistave të realizuara nga gazetarja Eni Vasili, shkrimtari Ismail Kadare vjen përmes rrëfimit në vetë të parë, për çështje të ndryshme, botimet, çmimet, çështje delikate si hapja e dosjeve e deri në çështjet kombëtare, si çështja e Kosovës.

Libri është me parathënie të Helena Kadare, e cila tregon edhe raportet e shkrimtarit me gazetarët.

Libri “Kadare në Studio”, i gazetares Eni Vasili vjen ne vigjilje të 20-vjetorit të programit të saj televiziv ‘Open’.

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Open” në News24 Eni Vasili prezantoi në sallën COD, në Kryeministri librin “Kadare në Studio”, që sjell figurën e shkrimtarit të shquar në dimensione të ndryshme të jetës realizuar në 4 intervista, në kohë të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb