TIRANE- Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës është votuar anëtari i ri, Enis Hoxha dhe është larguar Florian Pullazi.

Enis Hoxha është arsimuar në Fakultetin Juridik, në Tiranë, dhe ka kryer studimet pasuniversitare, në Shkollën Ndërkombëtare të Shkencave, Romë – Itali, si dhe Master për Marëdhënie Ndërkombëtare e Europiane në Institutin e Kërkimit në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Europiane, ne France.

Ne karrieren e tij ka mbajtur disa poste drejtuese si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Administrator i Universitetit jo Publik “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, Tiranë dhe aktualisht mban pozicionin e zv/Kryeregjistruesit prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

Enis Hoxha ka hartuar Strategjinë e negocimit, për Shqipërinë, në procesin e anëtarësimit në OBT dhe për të gjitha MLT-të e negociuara. Ka qenë përfaqësues zyrtar i Shqipërisë në Programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar INTERREG III A Transfrontaliera Adriatiko, si dhe INTERREG III A, Greqi – Shqipëri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: