Fituesja e çmimit kombëtar të Letërsisë, Enit Karafili Steiner, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ku foli veprën e saj “Epope intime”, që fitoi si libri më i mirë ndër dhjetëra vepra që morën pjesë në konkursin letrar për vitin 2024.
“Doja ta rrëmbeja Epopenë nga kampi maksilist për të thënë që dhe njerëzit e vegjël kanë diçka për të rrëfyer. Më ka munguar gjithmonë Shqipëria dhe këtë u mundova ta arrija në libër, personazhe shqiptarë që duhen. Unë kam jetuar vetëm 18 vjet në Shqipëri, e rrethuar nga shqipja. Dhe kjo ka qenë sfida ime, përmes shqipes të isha me shqiptarët. Kur mora çmimin mu duk se u riintegrova në komunitetin tonë letrar”, tha shkrimtarja Enit Karafili Steiner.
Më tej ajo tha se Shqipëria i ka munguar ndaj dhe në libër ajo ka sjellë personazhe shqiptarë që duhen, por që i lidh dhe gjaku.
“Unë nuk e sillja dot Shqipërinë vetëm përmes një dashurie, unë kam dashuri për Shkodrën dhe për Tiranën, kushërinjtë, sokët e gjimnazit, s’mund ta kapja dot Shqipërinë vetëm nëpërmjet një lloj dashurie. Të gjithë ata që i dua duhet të gjenin vend në libër, ndryshe Shqipëria do të mbetej shumë abstrakte dhe kisha frikë se mos e mbyste një lloj fryme nacionale.
Enit Karafili: Më duket e jashtëzakonshme që një popull që ka qenë 500 vjet i kolonizuar nga një perandori e fuqishme si osmane, i rrethuar nga fqinj që kanë gjuhë në distancë hapësinore me shtrirje të madhe dhe që janë miniqendra gjeopolitike, gjë që ne nuk jemi, një vend që në historinë e totalitarizmit jemi më të vegjlit, ka një gjuhë jo si gjuhët e tjera, elastike dhe kokëforte që do të mbijetojë. Prandaj i bëj homazh shqipes. Për mua përmbledh shqiptarinë.
Epopeja në letërsi i ishte dedikuar temave të luftës, maskiliste, figurave udhëheqëse, por unë nuk mendoj se ne të vdekshmit nuk kemi luftrat tona, dhe kjo përqasje feministe pr ta marrë eponenë nga kampi mashkullor.
Unë nuk e sillja dot Shqipërinë vetëm përmes një dashurie, unë kam dashuri për Shkodrën dhe për Tiranën, kushërinjtë, sokët e gjimnazit, s’mund ta kapja dot Shqipërinë vetëm nëpërmjet një lloj dashurie. Të gjithë ata që i dua duhet të gjenin vend në libër, ndryshe Shqipëria do të mbetej shumë abstrakte dhe kisha frikë se mos e mbyste një lloj fryme nacionale.
