Nga: Gerilina Kodheli*

TIRANE- Është vetëm 21 vjeç, por pavarësisht kësaj guxoi të ishte spikerja e parë shqiptare që jepte lajme me gjoksin gjysmë të zbuluar. Pas daljes në ekran, Enki Braçaj tërhoqi jo vetëm vëmendjen e shqiptarëve, por edhe të gjithë audiencës në rajon, e shumë shteteve të tjera europiane. Madje, ish-prezantuesja ka marrë edhe një ofertë nga edicioni gjerman i revistës me famë botërore “Playboy”, të cilët i bënë ofertë për të pozuar në faqet e saj. Megjithatë, negociatat e saj me revistën më të famshme botërore për pozat “hot” dështuan dhe kjo sepse sipas Enkit, “ofruan më pak se gjysma e asaj që vlej vërtet”. “Drejtuesit e revistës “Playboy” e vlerësuan trupin tim vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që kërkesat e mia ishin sa dyfishi i kësaj shume”, thotë ajo në këtë intervistë për “Bluetooth”, ndërsa shpjegon se ka pasur edhe oferta të tjera të rëndësishme.
Enki, së fundi je intervistuar nga një media greke. Si të kontaktuan, ishte kërkesa e tyre?
Po, më kërkuan nëpërmjet “Facebook” dhe më pas më dërguan e-mail. Bëmë disa prova, por intervista nuk u finalizua për shkak të disa problemeve teknike.
Prezantuesja që do të intervistonte thuhet se të ka ironizuar, duke komentuar se “spikeret e lajmeve vetëm qeshin për çdo pyetje që u bëhet”. Si u ndjeve për këtë?
Në fakt nuk është e vërtetë fare kjo pjesë. Unë kam komunikuar me prezantuesen për një javë rresht dhe ajo ka thënë thjesht, “Enki bën sikur nuk na dëgjon dhe qesh”. Nëse ajo do të thoshte atë që aludohet, në radhë të parë do të ofendonte veten e më pas mua. Ajo ka thënë vetëm që “Enki bën sikur nuk na dëgjon”, por që më pas u sqarua gjithçka dhe problemi ishte i teknikës së tyre.
Lajmi që more një ofertë për të pozuar për “Playboy” ishte i bujshëm, megjithatë nuk ke arritur një marrëveshje me revistën e famshme?
Po, pata një ofertë nga “Playboy” dhe oferta e parë e tyre ishte 25 mijë euro, e më pas shkuam deri tek 30 mijë euro, por asnjë më shumë. Duke qenë se unë kërkoja të paktën 70 mijë euro dhe jo më pak se kaq marrëveshja nuk u arrit.
Nuk mendon se janë shumë 70 mijë euro?
Unë do pozoja gjysmë toples, e veshur me pantallona dhe do mbaja njërën dorë tek gjoksi. Me pak fjalë, pagesat ishin të një shume të caktuar për një sakrificë të caktuar.
Cila është shuma e parave që kërkon për të pozuar nudo?
Nuk jam dakord për të pozuar nudo, nuk do ta bëja. Aq sa bëra dhe u bë nami.
Nuk mendon se ia vlen sakrifica për famë?
Unë famën e mora, tani thjesht më ka mbetur të punoj si gazetare dhe të perfeksionohem si e tillë.
Veç “Playboy” ke pasur ndonjë ofertë tjetër?
Po, më ka ardhur një ofertë nga Australia për një format si në Shqipëri. Fillimisht ideja ishte të dilja topless, më pas arritëm tek reçipetat e në fund tek xhaketa e zbërthyer. Por, për shkaqe familjare u detyrova të mos pranoj. Pagesa ishte mjaft e kënaqshme, 36 mijë euro për 3 muaj, ose thënë ndryshe 12 mijë euro në muaj, por për probleme familjare u detyrova të refuzoj.
Janë kundër familjarët e tu që të shfaqesh e zhveshur?
Jo, nuk janë aspak kundër që të dal sërish ashtu, por ideja është që është diçka e konsumuar.
Ka Enki një të dashur? Janë më të shumta ngacmimet tani?
Të dashur nuk kam gjetur, jam vetëm dhe e lumtur. Ngacmimet nuk diskutohen, por nuk ka ardhur ende Princi i Kaltër.
Ke pasur ofertë për ndonjë aferë nga biznesmenë, apo politikanë, siç është bërë e modës kohëve të fundit?
Jo, nuk merrem me këto gjëra.
Të kanë ofruar para për seks?
Jo, nuk më ka lidhur puna me njerëz të tillë.
Nëse ofertën prej 70 mijë eurosh për tu shfaqur e zhveshur, qoftë edhe në mënyrë private ta bën dikush tjetër, do pranoje?
Nuk e di, por është shumë tunduese, vërtet tunduese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: