Enxhi Nasufi, e shoqëruar nga balerini profesionist, Silvestër Shuta ishte fituesja e këtij edicioni të “Dancing With the Stars Albania”.

Bukuroshja e njohur u emocionua jashtëzakonisht shumë në momentin që iu dha lajmi.

Ajo filloi të qante dhe u shpreh shumë e lumtur për gjithë mbështetjen që ka marrë përgjatë kësaj periudhe.
Në juri kësaj radhe ishin: Ilir Shaqiri, Valbona Selimllari, Olta Gixhari dhe Lori Bala. Nën drejtimin e Bora Zemanit dhe Eno Popit, këtë spektakël vitin e kaluar e fitoi Sara Hoxha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: