Ish-Drejtuesi i Policisë Shemsi Prençi në një intervistë në emisionin “Studio24” nga Ola Bruko, në News24 u shpreh se ndaj SPAK dhe BKH është përdorur një gjuhë e ashpër kërcënuese.
Gjithashtu gjatë intervistës, Prençi paralajmëroi se shumë shpejt mund të ketë skandale të tjera duke thënë se edhe për rastin e Belinda Ballukut do të dalin afera të tjera.
“SPAK, BKH ndihen të kërcënuar pas gjuhës që ka përdorur kryeministri. Së fundmi i ka anatemuar, bullizuar, i ka sharë…Gjuha e ashpër e përdorur nga e gjithë politikë, i lëshon organet e reja të drejtësisë si ‘gjah’ për grupet kriminale. Nëse nesër do të preket një oficer i BK Shqipëria tronditet rëndë sepse pak kush e merr pastaj guximin të luftojë krimin. Të kesh në arrati nj zv.kryeministër, një tjetër ta kesh në arrati, dhe prit se çfarë ka për të dalë për Ballukut dhe grupin e Ballukun se çfarë aferash do dalin. Un kam informacion. SPAK nuk i ka paraqitur të gjitha provat, as në parlament. Sepse po të shkojnë të gjitha tronditet bota siç po tronditet me skandalet Epstein. Ditët e fundit kanë nisur të zëvendësohen nga pjesëtarë të një familje. Kanë nisur të zëvendësohen…Por këto janë efektet e dosjes AKSHI, pra e kemi Epstein pas dere në Shqipëri. E kemi të blloku. Shumë shpejt do kënaqen të gjithë shqiptarë”, tha ai.
