Era Rusi ka tërhequr vëmendje të madhe në versionin shqiptar të spektaklit “Your Face Sounds Familiar” duke u puthur me një femër.

Duke qenë se performanca e saj kishte të bëjë me këngën “I Kissed a Girl” (“Putha një vajzë”) të Katy Perryt, ajo vendosi ta puthte në buzë njërën prej balerinave që e shoqëronin.

Prezantuesja Alketa Vejsiu e krahasoi këtë veprim me skenat e filmit “Vicky Cristina Barcelona”, ndërsa këngëtarja sqaroi pse e bëri këtë akt.

“Kam kaluar një temperaturë shumë të lartë… Pse vetëm Bleona me Çanin do të puthen? Unë kapa Albanën (balerinën)”, ka thënë Era. “Në fakt mirë e ke se ne femra jemi, s’ke faj…”, ishte reagimi i Arian Çanit që nxiti të qeshura.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: