TIRANE – Anëtari i Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Medias Audiovizive, Erald Kapri ishte sot i ftuar në “Vila 24” për të folur mbi procesin e dixhitalizimit të medias në Shqipëri që pritet të përfundojë brenda këtij viti. Kapri tha se botimi i revistës Shkencore e bërë në bashkëpunim mes AMA-s dhe Departamentit të Gazetarisë jep shumë prej përgjigjeve që sot mundojnë industrinë mediatike në tërësi për këtë proces.
Botimi “Dixhitalizimi i transmetimeve televizive tokësore: Sfida, Paradokse, Shpresa” jep disa prej përgjigjeve në lidhje me procedurën ligjore, ruajtjen nga monopolet dhe pruraliziteti i medias pas procesit të dixhitalizimit, modelin e ri të biznesit dhe reklamës, raportimin e lajmit, etj. “Ky nuk është një proces që imponohet thjeshtë një Bashkimi Europian. Mediat audiovizive duhet të kuptojnë që kanë një shans për të ndryshuar modelin e biznesit dhe për të kapur më mirë audiencën që kërkojnë. Është një proces i pashmbangshëm. Audienca ka ndryshuar dhe pronarët e mediave duhet ta kuptojnë gjithashtu”, tha Kapri.
Revista shkencore e realizuar me mbështetjen e AMA-s hedh dritë për mënyrën e menaxhimit të frekuencave, ndryshimet në treguan mediatik duke rritur numrin e kanaleve dhe cilësinë e figurës si dhe ndryshimet në raportimin e lajmeve.
(er.nu/BalkanWeb)
