Sipas dëshmive të familjarëve të Almës ata mohojnë që bashkëshorti i saj të kishte qenë i dhunshëm me fëmijët, madje ata shpreheshin se në ndryshim nga Alma që nuk e donte (e ofendonte dhe ushtronte dhunë psikologjike dhe e kërcënonte), fëmijët i donte shumë, por deri në momentin që krijoi lidhjen jashtëmartesore i harroi edhe fëmijët dhe nuk kujdesej më për ta dhe Almën edhe nga ana financiare, pasi Alma vetë nuk punonte.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se familjarët e Almës hedhin poshtë fjalët e Erdgysit dhe familjes së tij se Alma vuante nga depresioni dhe babai i Almës ka mohuar që t’i ketë sjellë nga shteti italian ilaçe për t’u kuruar, pasi i ati i Almës, A.Bushati jetonte në Itali.

Sipas dëshmisë së familjarëve, Alma për shkak të problemeve në marrëdhënien me Erdgysin shkonte në Tiranë te motra e saj, por sipas tyre sa herë që ajo largohej së bashku me fëmijët, 31-vjeçari shkonte dhe e kërcënonte duke e i thënë t’i jepte fëmijët.

Sipas dëshmisë së babait në janar, Alma ka shkuar  në Itali për të punuar dhe ka gjetur punë, por është kthyer në Shqipëri sërish sepse bashkëshorti i ka thënë të kthehet, sepse nuk do ta tradhtojë më.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: