Deputeti i PD, Tomorr Alizoti, gjatë intervistës me gazetarin Osman Stafa, e ka quajtur situatën me News24, të rëndë, pasi po goditet një media serioze me logo serioze. Alizoti tha se sulmi ndaj News24, tregon se jetojmë në një regjim autokratik, ku tashmë kryeministri Rama ka shkuar tek partia mëmë, PS.

“Ky është fundi i tij, ky turp që pas 30 e ca vitesh s’e mendoja se do arrinim deri këtu. Në Shqipëri e keqja është bërë normale. Te ne mund të ndodhë cfarë mund të ndodhë, është ditore kohore. Për mua në mënyrë institucionale ai përfaqëson këtë. Ai po shkon te partia mëmë. Ajo parti ka varur njerëz mendimtarë. Rreziku i regjimit totalitar janë njerëzit e lirë”, tha deputeti Alizoti.

Tomorr Alizoti: News24 i kanë mbetur gazetarë që qëndrojnë. Shkatërrimi i këtij kombi ka ardhur e do vijë nga servila. Erdhi kjo ditë që me 2 karrige të flasim si ambulantë. Që News24 është media e logo serioze. Të vinim pas përvojave në komunizëm, shumë vite më parë, edhe pushtuesit më të mëdhenj si bënë Shqipërisë atë që i bëri komunizmi. Shqipëria u bë e pabanueshme pas 90. E paimagjinueshme. Varfëria dhe mungesa e lirisë.

Ky është fundi i tij, ky turp që pas 30 e ca vitesh s’e mendoja se do arrinim deri këtu. Në Shqipëri e keqja është bërë normale. Te ne mund të ndodhë cfarë mund të ndodhë, është ditore kohore. Për mua në mënyrë institucionale ai përfaqëson këtë. Ai po shkon te partia mëmë. Ajo parti ka varur njerëz mendimtarë. Rreziku i regjimit totalitar janë njerëzit e lirë.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb