“Ne do ta bëjmë ekonominë turke një nga 10 më të mëdhatë në botë”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Kayseri.

Sipas tij, në Turqi gjatë 20 viteve të fundit është bërë punë e rëndësishme: “Tashmë kemi një sistem shëndetësor më të mirë se Evropa. Ne tashmë kemi UAV. Ne po i zhvillojmë ditë pas dite këto mundësi të vendit tonë.”

Erdogan tha se qeveria turke ka treguar një shembull dashurie për të rinjtë: “Ne ia dorëzuam Forcave tona të Armatosura anijen TCG Anadolu. Kjo anije shkaktoi interes serioz. Qindra njerëz vizituan TCG Anadolu.”

Lideri turk tha se qeveria paraqet vepra ndryshe nga opozita: “Jemi bërë një vend me energji bërthamore”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb