Qeveria turke ka vendosur që zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 14 maj, pavarësisht goditjes tragjikë që mori nga tërmetet e 6 shkurtit.

Vendimi është nënshkruar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan mesditën e sotme.

“Turqia nuk ka kohë për të humbur. Kështu, unë po nënshkruaj vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 maj, që duhej të mbaheshin më 18 qershor 2023 me autorizimin e dhënë nga neni 116 i Kushtetutës sonë. Sipas vendimit, kombi ynë do të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur presidentin dhe deputetët” tha Erdogan.

“Shpresoj që vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të jetë i dobishëm për vendin tonë, kombin tonë dhe partitë tona politike. Siç dihet tashmë e kemi ndarë me publikun vendimin për përditësimin e zgjedhjeve më 14 maj”, vijoi presidenti turk, i cili e argumentoi vendimin e tij për ta çuar më herët procesin zgjedhor, duke thënë se “para së gjithash, 18 qershori ishte një datë, që përkoi me kalendarin e provimeve universitare. Gjithashtu, në vijim është data në të cilën qytetarët tanë nga Turqia dhe jashtë vendit do të kryejnë detyrën e Haxhit. Pra, si alternativë kemi ofruar datën 14 maj”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb