Prodhimi i energjisë elektrike do të fillojë së shpejti në Centralin Bërthamor Akkuyu (NPP).

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e tha këtë në fjalimin e tij drejtuar popullit dhe qeverisë pas rezultateve të mbledhjes së Kabinetit të Ministrave.

“Së shpejti do të fillojmë prodhimin e energjisë elektrike në Centralin Bërthamor Akkuyu. Por kemi edhe projekte të tjera në këtë fushë. Do të vazhdojmë të investojmë në energjinë bërthamore, duke injoruar kritikat e opozitës, e cila po përpiqet të na diskreditojë”, theksoi Erdogan.

Më parë, Ministri turk i Energjisë Alparslan Bayraktar deklaroi se Ankaraja synon të vërë në punë të parin nga katër reaktorët e centralit në vitin 2026.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb