Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar në lidhje me njohjen e shtetit të Palesitnës. Përmes një postimi në rrjetin social “X” Erdogan foli në lidhje me Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Zgjidhjen mes Francës dhe Arabisë Saudite.

Njohjen e Palestinës Erdogan e ka cilësuar si një akt që do të sjellë forcimin e pozicionit historik. “Shpresoj që vendet që demonstrojnë guximin për të njohur Shtetin e Palestinës do ta konsolidojnë këtë pozicion historik me masa të vendosura, konkrete dhe parandaluese”, tha udhëheqësi turk.

Ndër të tjera, presidenti turk i ka bërë thirrje Izraelit të tërheq trupat e tij nga Gaza dhe duke theksuar nevojën për të vendosur “një armëpushim”.
Presidenti në deklaratën e tij ka mëshuar te çështja që duhet të sigurohet hyrja e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: