Turqia mbron një armëpushim të menjëhershëm në luftën Rusi-Ukrainë dhe është e gatshme të ndihmojë në procesin e negociatave, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një video-konference në një takim të liderëve të BE-së.

Sipas tij, Turqia mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës dhe e konsideron vendimtare krijimin e një themeli të fortë diplomatik për dialogun ndërmjet palëve të përfshira në konflikt.

“Ne mbështesim idenë e një armëpushimi të shpejtë dhe ndërprerjen e sulmeve në tokë, në ajër dhe në det”, theksoi Erdogan.

Erdogan konfirmoi gjithashtu gatishmërinë e Turqisë për të kontribuar në zgjidhjen e konfliktit, duke përfshirë ndërmjetësimin.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb