TURQI-Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Arabia Saudite ka planifikuar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Ai ka thënë në një fjalim parlamentar se një ekip saudit prej tre personash kanë hyrë në Stamboll një ditë para vrasjes së gazetarit.

Sipas tij, kamerat e sigurisë në konsullatën saudite janë larguar, ndersa në pamjet e tjera të siguruara shihet se ai nuk ka dalë nga konsullata prej kur ka hyrë më 2 tetor.

Erdogan ka deklaruar t’i ketë thënë mbretit saudit, Salman se konsulli i vendit të tij në Stamboll nuk ka qenë kompetent për atë pozitë.

Autoritetet turke kanë thënë edhe më herët se pretendojnë që gazetari Khashoggi, i njohur edhe si kritik i trashëgimtarit të fronit saudit, Mohammad bin Salman është vrarë në konsullatën saudite, raporton REL.

Riadi në anën tjetër ka dhënë deklarata të ndryshme lidhur me fatin e gazetarit, derisa tani fajëson një “operacion të ashpër” për vrasjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb