TIRANE- Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi dje të mos ndryshojë tarifat e energjisë, për operatorët e tregut deri në 31 dhjetor 2017.

Sipas këtij vendimi, “konsumatorët familjarë do të vijojnë të paguajnë 9.5 lekë/kwh” . “OSHEE i paguan OST për çdo kilovat/orë energji të transmetuar 0.65 lekë/kwh kurse KESH do të aplikojë 1.45 lekë çdo kilovat/orë si çmim prodhimi”.

Në të njëjtin vendim përcaktohet se për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 Lekë/kWh ndërsa çmimi në pik është 10.93 Lekë/kWh.

Për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20 kV çmimi i shitjes së energjisë është 11 Lekë/kWh ndërsa çmimi në pik është 12.65 Lekë/kWh. Tarifa e aksesit të shpërndarjes për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20kV të jetë 3,9 Lekë/kWh.

Në kushtet kur tregu është ende duke u transformuar si efekt i paketës ligjore që ofron një model të ri, Enti ka gjykuar se tarifat e zbatuara përmbushin kërkesat që kanë operatorët për burime financiare dhe funksionim normal të punës së tyre.

Çmimet 31 dhjetor 2017
Konsumatori familjar 9.5 lekë/kWh
KESH tek OSHEE 1.45 lekë/kWh
OST tek OSHEE 0.65 lekë/kWh

Biznesi
Deri 35 kv 9.5 lekë/kWh
Në pik 10.93 lekë/kWh
Deri në 20 kv 11 lekë/kWh
Në pik 12.65 lekë kWh
Tarifa e aksesit 3.9 lekë/ kWh

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb