Gazetari, Artan Hoxha, u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se Ergys Agasi duhet të dorëzohet pasi është në rrezik të eliminohet nga bota e krimit, me të cilin ai koordinonte bizneset duke shërbyer si ndërmjetës mes tyre dhe qeverisë.

Hoxha tha se AKSHI kishte lidhje me botën e nëndheshme dhe ka qenë pikërisht telefoni i sekuestruar i Agasit, gjatë një kontrolli që SPAK kreu në banesën e tij.

“Ergys Agasi do ta ketë të vështirë se ka marrë përsipër shumë operacione financiare, kulla, grataciela që nuk do të ndërtohen më. Se nuk është as Nar Koka dhe as Vangjush Dako, dy koordinatorë të niveleve të larta. Dhe bota e nëndheshme nuk i zgjidh me negociatorë por dërgojnë ata tek kthesa e Rinasit. Atij do ti leverdiste të dorëzohej, sesa të qëndronte në arrati me këtë rrezik mbi kokë. Pasi është njeri që di shumë gjëra”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: AKSHI, lidhje me botën e nëndheshme, Ergys Agasi, koordinatori i tretë me botën e krimit. Uroj që ai t’i mbijetojë kapjes.

Ergys Agasi do ta ketë të vështirë se ka marrë përsipër shumë operacione financiare, kulla, grataciela që nuk do të ndërtohen më. Se nuk është as Nar Koka dhe as Vangjush Dako. Dhe bota e nëndheshme nuk i zgjidh me negociatorë por dërgojnë ata tek kthesa e Rinasit. Atij do ti leverdiste të dorëzohej, sesa të qëndronte në arrati me këtë rrezik mbi kokë. Pasi është njeri që di shumë gjëra. Në telefonin e Agasit që u bë kontroll në qershor shkuan tek tenderat e AKSHI-it, që fillojnë tek gjysëm miliard euro dhe vijnë në rritje. Dhe ajo drejtoresha e AKSHI-it është më jetëgjata. Këta kanë kaluar një sasi të jashtëzakonshme parash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb