Erik Lloshi ka folur për herë të parë publikisht për hatërmbetjet me kolegët e tij këngëtarë. Ai ka zbuluar se Fifi, Ylli Limani dhe Luiz Ejlli nuk e kanë mbështetur për projektin e tij të ri muzikor. Ndërsa për Luizin tha se nuk e ka parë mesazhin, për Fifin dhe Yllin tha se ia kanë lënë “seen” mesazhin ku ai u kërkonte një postim në Instagram të këngës së tij të re.
I ftuar në “Më prit në fundjavë” me moderatorin Ermal Peçi, këngëtari u shpreh:
Loja nëpërmjet artistëve është ndryshe. Unë personalisht ua kam çuar vetë këngën, sepse e di që janë shumë të ngarkuar, siç ma çojnë dhe mua këngën. Kështu është loja jonë, për suport minimal. E di ku është e keqja? Kur ta lënë mesazhin ‘seen’ dhe të shpërfillin. Dhe kush të shpërfill? Të shpërfillin ata persona që ti u ke dhënë dorën kur kanë qenë në hapat e tyre të parë! Ata kanë menduar se Eriku s’u hyn më në punë, sepse momentalisht unë atyre s’u hyj në punë, por një ditë do t’u hyj në punë!
Eriku në fund e mbylli me shprehjen “bota rrotullohet”.
