Këngëtari i njohur Erik Lloshi ishte i ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola”, ku rrëfeu edhe historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten e tij Rominën.

Ai tregoi se Romina ka qenë kolegia e motrës së tij, dhe kjo e fundit i kishte folur për të.

Këngëtari më pas e kishte gjetur në rrjetin social Instagram, ku dhe nisi në këtë mënyrë komunikimi mes tyre duke vijuar me tej me takime, nga të cilat u krijua një histori e bukur dashurie që u kurorëzua shumë shpejt me martesë, rreth një viti më vonë.

Këngëtari veçoi te partnerja e tij sjelljen e saj dhe respektin që ajo të imponon, teksa shtoi se ata kanë një marrëdhënie të mrekullueshme së bashku.

Ndërkohë veç jetës artistike, Eriku jep edhe mësim për muzikën e lehtë në qendrën “Pentagram”, dhe një prej nxënëseve të tij më të talentuara e surprizoi në program me një videomesazh, duke e emocionuar këngëtarin. Por, surprizat në “Dola te Ola” ishin të shumta për Erikun, dhe një videomesazh tjetër që e befasoi pafund këngëtarin ishte ai nga profesori i tij i parë i muzikës.

Më tej këngëtari foli edhe për vështirësitë me të cilat i është dashur të përballet gjatë karrierës së tij muzikore, por theksoi se falë punës dhe talentit ia ka dalë.

Në fund të programit “Dola te Ola” Erik Lloshi këndoi këngën “Ty të gjeta”, duke bërë të mundur që edhe mbrëmja e kësaj të diele të mbyllet bukur dhe me muzikë të mirë.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: