Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se kandidatura e opozitës për zgjedhjet vendore të 2027 do të jetë më e shkëlqyera.

Berisha tha se do të bëjë gjithçka që të krijohet një front më i gjerë opozitar për t’i rikthyer Tiranën qytetarëve.

Duke komentuar ambicien e deputetit të PS Erion Braçe për të qenë kandidaturë e PS për Tiranën, Berisha tha se ai është  përfaqësuesi i një partie të zhdukur pa nam e Nishan.

“Në fakt, PS ka marrë trajtën e saj të re, kjo parti u themelua në krim, në duart e Edi Ramës është një parti e mirëfilltë krimi”, tha Berisha.

Sali Berisha: lidhur me deklaratën e deputetit Erion Braçe, ai mbahet si socialisti, si përfaqësuesi i një partie të zhdukur pa nam e nishan. Në fakt ka marrë trajtën e saj të re, kjo parti u themelua në krim, në duart e Edi Ramës është një parti e mirëfilltë krimi.

PD do tu ofrojë qytetarëve të Tiranës, kandidaturën më të shkëlqyer. Do bëj gjithcka për një front më të gjerë me opozitën, dhe tu rikthej kryeqytetin qytetarëve dhe ta nxjerr nga kthetrat e mafies më të tmerrshme që ka njohur Tirana deri më sot.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb