Ish-ministri socialist, Arben Malaj, i pyetur në “Studio 24” për shpalljen e kandidaturës së deputetit Erion Braçe, për të garuar në zgjedhjet lokale 2027, për bashkinë e Tiranës, shprehu mbështetjen ndaj ish-kolegut të tij.
Malaj tha se kur ka zëra të rinj, nuk duhet ti mbysim duke i paragjykuar pasi sfida e tyre nuk është e lehtë.
“Duke i paragjykuar, ushqejmë divizionin e patronazhistëve digjitalë që e vënë në gojën tonë apo të dikujt tjetër sulmin që ata do ti bëjnë me porosi atyre që do t’i dalin përballë Ramës”, tha ish-deputeti socialist Arben Malaj.
Arben Malaj: Gjatë gjithë angazhimit të tij Brace ka folur për hallet e qytetarëve dhe votimi i fundit e konfirmon këtë.
Nuk e ka sfidë të lehtë por pa sfida nuk mund të kontribuosh dhe nuk duhet t’i mbysim dhe t’i paragjykojmë.
Do të jetë koha që do të tregojë nëse realisht zërat ndryshe në PS duan që partia të modernizohet, apo thjesht do të jenë në përballje individuale, që mund t’i mbajë në listë deputetësh.
Në këtë aspekt kur ka zëra të rinj mos ti mbysim ne, le tua lëmë sfidën atyre, se duke i paragjykuar ushqejmë divizionin e patronazhistëve digjitalë që e vënë në gojën tonë apo të dikujt tjetër sulmin që ata do ti bëjnë me porosi atyre që do t’i dalin përballë Ramës.
Politika është investim afatgjatë, është vrapim me pengesa jo sprint. Braçe mund të thotë që unë do të dal kandidat i pavarur por sido të jetë dua ta shoh në sprint dhe unë e inkurajoj të kandidoj.
Unë dëshiroj që të ketë zëra të rinj.
