I pyetur nga gazetarja Anduena Llabani nëse ka ndonjë mundësi që ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të shpallë kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme lokale si i pavarur, avokat Sokol Hazizaj u shpreh në Oponencë se Veliajt nuk mund tja ndryshojnë masën e sigurisë në Gjykatën e Lartë.

Sipas tij, cështja e Veliajt do të hajë kohë dhe mbrojtjes së tij do ti duhet të bëjë një punë serioze.

Por për konstitucionalistin e njohur, gjykata Kushtetuese e cila sot është politike, duhet të japë një përgjigje juridike më 31 tetor për shkarkimin e Veliajt.

Sokol Hazizaj: Gjykata e lartë në eksperiencën time të deritanishme nuk e ka tagrin të ndryshojë masa sigurimi.

Kjo cështje penale do të hajë kohën e vet. Do të ishte në të mirë të ambientit politik e juridik që Kushtetuesja të paktën të linte shije të mirë për kryetarët e ardhshëm të bashkive.

Kjo gjykatë kushtetuese është tërësisht politike smund të japë përgjigje juridike në raport me shkarkimin politico-juridike për Veliajn, të paktën ta japë juridik.

Në raport me procesin penal, mbrojtja e tij duhet të jetë shumë serioze.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb