Erjon Alibej ka deklaruar se do të dëshmojë ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se Hoxha dhe Halili po gjykohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Këto dy vrasje akuzohet se i ka urdhëruar Alibej, por çështja për të u tërhoq nga SPAK, pasi Nuredin Dumani e implikoi dhe në krime të tjera.

Alibej  ishte thirrur në këtë seancë në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa u pyet nga gjykata për herë të dytë.

“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”, ka deklaruar ai.

Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej insistoi, se halli familjarë sapo i kishte ndodhur. Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që t’i jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.

Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që konstatuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb