“Erjoni” Shpk – Mundesi Punesimi

Shoqëria “ERJONI” sh.p.k kërkon të punësojë një person në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
• Të ketë përfunduar studimet universitare, preferohet në fushën e inxhinjerisë;
• Të ketë minimumi 10 vjet eksperiencë në menaxhim, në kompani apo grup kompanish me xhiro të lartë;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
• Të ketë njohuri të paketës MS Office dhe Autocad;
• Integritet i lartë; aftësi të shkëlqyera ndërpersonale;
• Aftësi të mira negociuese, organizative, planifikimi, analitike dhe raportuese;
• Njohuri të shkëlqyera të legjislacionit tatimor shqiptar;
• Të ketë aftësi vendim-marrëse;
• Të ketë iniciativë për të sugjeruar proçese optimizuese dhe innovative në shërbim të efektivitetit të punës dhe planit të biznesit të kompanisë;
• Të njohë biznesin dhe të ketë njohuri të mira të praktikave dhe parimeve të biznesit.

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën e e-mail: [email protected], dokumentacionin e mëposhtëm:
Curriculum Vitae;
Fotokopje e Diplomës dhe listës së notave;
Dëshmi të kualifikimeve të tjera;
Referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
Letër Interesi për pozicionin e lirë të punës.

Vend i hapur pune për Inxhinier Preventivues/Kostoist

Detyrat:

  • Kryen rol teknik,organizativ dhe supervisor për projektet në ndërtim;
  • Harton preventivat e objekteve të planifikuara per t’u ndërtuar nga kompania në proces;
  • Rivlerëson preventivat për projekte të porositura nga kompania,pas shqyrtimit të projektit dhe aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike;
  • Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës;
  • Bën përgjithësime dhe nxjerr koefiçentët tekniko-ekonomik që shërbejnë për planifikim fondi sipas llojit të ndërtimit;
  • Përgatit raportet për parashikimin e buxhetit të objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga kompania;

Kërkesat për pozicionin e Inxhinierit Preventivues/Kostoist:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;Autocad,Microsoft Office;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në këtë pozicion në kompani ndërtimi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira raportimi;
  • Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup;
  • Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizuese;
  • Pëparësi kanë kandidatët që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, lutem dërgoni një letër motivimi dhe CV-në tuaj në: [email protected] Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të  kontaktohen për intervistë.

VEND I LIRË PUNE PËR INXHINIER ZBATIMI

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve në fuqi.
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
  • Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
  • Përgatitjen e “snagging list” ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes.
  • Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes
  • Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi  (teknik, brigadier, hidraulik,  elektricist, topograf) për punime në kantier.
  • Koordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
  • Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore.
  • Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse

EDUKIMI:

 Të zotërojë diplomë universitare në degën “Inxhinieri ndërtimi”

 AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Të ketë aftësi shumë të mira administrimi dhe menaxhimi për përmbushjen e detyrës në kohë dhe me cilësi;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT etj.)
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe raportuese;
  • Të ketë jo më pak se 5 vjet eksperiencë pune të ngjashme;
  • Njohuri të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh).

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, lutem dërgoni një letër motivimi dhe CV-në tuaj në: [email protected] Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të  kontaktohen për intervistë.

VEND I LIRË PUNE: MAGAZINIER

Kërkesat , kualifikimet e aftësitë për pozicionin: Magazinier

  • Të ketë arsim të lartë,dega Ekonomik;
  • Të ketë eksperiencë të ngjashme pune ,mbi 3(tre) vite;
  • Të jetë korrekt, dhe të aftësi të mira inventarizimi;
  • Të ketë njohuri të mira të programit financiar,Financa 5;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese , bashkëpunuese dhe raportuese;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazinë.
    • Bën inventarizimin e materialeve, dokumenton çdo lëvizje në magazinë (hyrje ose dalje), si dhe transferon materiale të kompanisë sipas një kërkese të aprovuar nga administratori/ja e kompanisë.
    • Është përgjegjës për ruajtjen e vlerave materiale sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre.
    • Është përgjegjës për rregullsinë dhe ligjshmërinë e plotësimit të të gjithë dokumentacionit të hyrjes (marrjes në dorëzim) apo daljes (dorëzimit) të materialeve, si fletëhyrje, fletëdalje, proçesverbale etj.
    • Mbikëqyr aktivitetin dhe shpërndan detyrat për punëtorët e magazinës.
    • Plotëson ditarin e magazinës për çdo lëvizje, hyrje-dalje dhe dokumentat dhe kartelat përkatëse.
    • Mban proçesverbale për çdo incident, thyerje, dëmtim apo shpërdorim.
    • Mban inventarin e gjendjes së mallit në magazinë dhe përgatit raporte.
    • Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
    • Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për këtë pozicion, lutem dërgoni një letër motivimi dhe CV-në tuaj në: [email protected] Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të  kontaktohen për intervistë.