Analisti Erl Murati ka komentuar fushatën e Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një kombinim të formës, spektaklit dhe emocionit. Ai theksoi se premtimi kryesor i kryeministrit Edi Rama është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, një objektiv që ai e cilësoi si ambicioz dhe “mrekulli” nëse realizohet.
Murati vlerësoi se ka një qasje pozitive nga BE për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por shtoi se rruga drejt integrimit mbetet e vështirë dhe me shumë sfida. Po ashtu, ai u shpreh se vota e diasporës është “patronazhuar”, dhe për këtë arsye mendon se Partia Socialiste do ta fitojë këtë votë.
Analisti Erl Murati: Fushata e PS është formë, spektakël dhe emocion. Premtimi kryesor i Ramës është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, që do ishte arritje e madhe për vendin tonë. Duket se ka vullnet nga BE për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor drejt vetes. Ky është premtim ambicioz i kryeministrit Rama, është mrekulli nëse ndodh. Rruga pritet që të jetë malore, nuk pritet të jetë e thjeshtë. Integrimi në BE është premtim ambicioz, nëse ndodh do ishte mrekulli. Vota e diasporës është patronazhuar dhe prandaj mendoj se këtë votë e fiton PS.
