Këngëtari i njohur Ermal Meta është infektuar me Covid-19. Ka qenë vetë këngëtari i cili me një status në rrjetet sociale ka bërë me dije se pavarësisht se ka marrë 3 dozat e vaksinës, është infektuar me koronavirus. Me një foto ku shfaqen testet që ai ka bërë komenton:

“Përshëndetje të gjithëve. Më falni për mungesën time në këto ditë, por pavarësisht se kam marrë 3 dozat e vaksinës jam infektuar dhe kam qenë shumë sëmurë. Tani po e marr veten. Shpresoj të kthehem në formë sa më shpejt. Ju përqafoj. Ermali”.

Fansat e tij të shumtë kanë uruar këngëtarin për një shërim sa më të shpejtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: