Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se një deputet i opozitës ndodhet në spital, pasi është dhunuar nga Policia e Shtetit. Blushi nuk i ka kursyer kritikat ndaj Ervin Haxho, ndërsa e cilësoi se çirakun e Ergys Agasit.
“Një deputet i opozitës ndodhet në spital pasi u dhunua nga policia e shtetit. Nëse ka një ministër që e ktheu në manual punë ai është çiraku i Ergys Agasit dhe quhet Ervin Hoxha. Një ordiner, dhe meqë na foli për rrugëtimin e tij në politikë, duke marrë vota në burgje të sigurisë së lartë…Ai fund i tij është i afërt. Ju nuk po ngjiteni në karrierë, por po shkoni drejt një rruge që po e kërkoni vetë. Edhe keqpërdorimi që i bëni zonjave, jepini fund kësaj komedie…Kjo është një replikë për një nga Diellat që ka sjellë …Sa për 21 janarit ja ku e keni komandantin e grupit të zjarrit, e ke në grupin tënd Erion Braçe, fol dil, kush e urdhëroi….Merr për veshi Ervin Hoxhën dhe Albana Koçiu, dil aty në Foltore dhe jo nga vendi dhe jep sqarime…”, tha ai.
