Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji deklaroi në “Studio 24” se nëse Partia Demokratike nuk reformohet, ai nuk do të pranojë asnjë funksion në parti.

I pyetur nga analistët për atë çka ai pret të realizojë me lëvizjen që ka ndërmarrë në takimet me strukturat e PD, Salianji u shpreh se nëse nuk vendoset në shinat e duhura dhe nëse nuk ka reformim, ai do të vazhdojë të flasë, por nuk do të marrë asnjë funksion në parti.

Salianji tha se beteja e tij nuk bëhet për funksione në parti, por për ta bërë PD-në fituese.

“Unë kam bërë beteja pa kompromis ndaj kam mbajtur kostot, e kam betejë pa kompromis vetëm për parime. Nëse nuk vendoset PD në shinat e duhura, nëse nuk ka reformim, unë do të vazhdoj të flas por nuk do të marr asnjë funksion në parti.

Nuk kam shqetësim për ndonjë pozicion politik. Nuk dua të mbaj pozicion të caktuar. Dua që PD të jetë fituese. Dua të kthehemi tek parimet, tek meritokracia. A jemi ne sot fitues, në situatën ku është sot, a arrin ta rrëzojë qeverinë? Unë besoj se kështu siç jemi e kemi të vështirë”, tha Salianji.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb