Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka njoftuar zhvillimin e një takimi me demokratët në qytetin e Beratit.

Përmes një mesazhi publik, Salianji bëri të ditur se takimi do të mbahet të mërkurën, në orën 17:00, në Pallatin e Kulturës në Berat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ervin Salianji (@ervinsalianji)

“Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet. Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike fituese!”, shprehet ai në njoftimin e tij.

Takimi në Berat vjen në kuadër të turit të nisur nga Salianji në disa qytete të vendit, ku ai po zhvillon bashkëbisedime me anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, duke theksuar nevojën për riorganizim dhe forcim të opozitës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb