Ish-drejtuesi i Policisë Erzen Breçani i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24” tha se në Shqipëri lëvron paraja kriminale.
Breçani u shpreh se në vendin tonë krimineli nis e trimërohet, kur e shikon që nuk po dënohet.
“Krimineli në vendin tonë e nis me vjedhjen. Pastaj krimi pjell krimin dhe paraja çon te paraja. Por kjo është një para e pisët. Policia duhet ta gjurmojë kriminelin, banditin, hajdutin dhe mos ta lejojë ekonominë kriminale.
Policia duhet të ketë vullnetin ta godasë krimin. Nuk ka trim ndaj policisë në rast se policia vepron. Në polici duhet të të mbajë partia dhe jo puna”, deklaroi Breçani.
(d.xh/ Balkanweb)
