I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën më 11 prill. Lajmi bëhet i ditur për News24 dhe BalkanWeb.

Mësohet se zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit, dhe të politikës. Mes tyre është takimi me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, si dhe përfaqësues të Partisë Socialiste dhe ata të Partisë Demokratike me drejtues të komanduar Enkelejd Alibeajn. Ndërkohë më 12 prill Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kujtojmë se në qendër të vëmendjes në këtë periudhë janë zgjedhjet e 14 majit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: