Analisti Mentor Kikia shpreh absurditetin e tij për moszbatimin e vendimit të Gjykatës dhe mos lejimin e gazetarëve të futen në News24 për të marrë sendet personale.

Në një intervistë të shkurtër para News24, Kikia thotë se kjo është përtej realitetit, pasi shteti ka mënyra dhe forma të tjera për të zgjidhur këtë situatë, ndërkohë që uniforma nxjerrin kushte absurde për të lejuar futjen brenda të gazetarëve.

Mentor Kikia: “Ndjej dhimbje për këtë situatë. Kam përjetuar dhe kam pasur eksperienca të ndryshme, por kur shoh këto skena, me ushtri dhe polici, natyrisht të vjen shumë keq. Shteti ka shumë mënyra dhe forma të tjera për të zgjidhur. Media duhet të ketë hapësirën e vet për të punuar. Është e pashpjegueshme kjo që po ndodh.

Janë kushte absurde që u kërkohen gazetarëve nga uniformat. Pastaj moszbatimi i vendimeve të Gjykatës është përtej cdo realiteti, ashtu sic është ndalimi i marrjes së sendeve personale të gazetarëve. Është absurde, cmenduri!”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb