Kreu i “Shqipëria Bëhet” , Adriatik Lapaj ka qenë i pranishëm në studion e “News24” në një intervistë në emisionin “Oponencë” ku foli për protestën e ndërmarrë para Kryeministrisë.
Duke vënë theksin tek rëndësia e reagimit, Lapaj, thotë se është shumë e rëndësishme që qytetarët të reagojnë të protestojnë kundër padrejtësive që iu bëhet.
“Protesta që ne po bëjmë është çdo natë. Në tre javët e fundit kemi zhvilluar dy protesta relativisht të mëdha. Ajo që nuk është parë disproporcioni dhunës së realizuar nga ana e punonjësve të policisë. Të gjithë janë dëshmitarë që ai ishull rezistence nuk ka penguar njeri. Nuk ka një dëshmi që aty të jetë bërë vandalizëm. Disproporcioni i policisë ka qenë raporti 1 me 10. Pritën deri sa të largoheshin njerëzit dhe sollën një ‘lukuni efektivësh’, aty. Çfarë nuk është parë? Qytetari i kanë kërcinjtë gjak, gjuajnë me kambale nga këmbët që të mos kapen nga kamera. Ligji nuk thotë tërhiqe çadrën në mënyrë brutale. Si e heq flamurin kombëtar, në atë mënyrë”, tha ai.
