Më 27 nëntor, sot në mbrëmje luhet Spanjë-Gjermani, por kjo datë është shumë speciale për trajnerin Luis Enrique, është ditëlindja e vajzës së tij që për fat të keq e humbi 4 vite më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Luis Enrique kujton vajzën e tij:

“Sot luajmë kundër Gjermanisë, është një ditë speciale pasi është ditëlindja e Xana, sot do të mbushte 13 vjeç. Zemër, kudo të jesh, shumë puthje, të dua”.
(BalkanWeb)