Shefja e diplomacisë së jashtme në Bashkimin Evropian, Kaja Kallas në një prononcim për mediat tha se gjatë takimit të sotëm të Komunitetit Politik Evropian, u shpreh se pritet të miratohet paketa e sanksioneve ndaj Rusisë për energjinë.

Kallas tha se qëllimi është shkurtimi sa më shumë i fondeve pasi po shihet qartë se Rusia nuk e do paqen. E pyetur për takimin e Stambollit për bisedimet Rusi-Ukrainë, Kallas tha se është hap pozitiv dhe BE së bashku me SHBA është e bashkuar në përfundimin sa më parë të luftës në Ukrainë.

Por tha ajo, po e sheh e gjithë bota që Rusia po bën lojëra.

Kaja Kallas: Në fakt  kemi paketën gjithashtu po mendojmë dhe për paketën tjetër, kemi sanksione që kemi vendosur për energjinë ndaj Rusisë dhe një udhërrëfyes që e kemi prpopozuar javën e kaluar bashkë me paketën e sanksioneve. Është tejet e rëndësishme që tu shkurtojmë fondet financimet për të vazhduar këtë luftë. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar pasi e shohim se Rusia nuk do paqe. Mendoj që është një propoizm shumë i mirë takimi në Turqi.

Ka procedura të tjera por dhe mesazh që amerikanët janë, e mira është t’i përdorim të gjitha mjetet dhe ne dhe ata. Kur të ktjhehem do të takohem me kryeministrin dhe ëhstë e rëndësishme dhe për rajoinin për të paerë si po eceën.

Për takimin e liderve në Stamboll jam optimiste, ashtu dhe u shpreh presidenti Trump kur u pyet për konfliktin në Ukrainë, por presidenti Putin duket se nuk do ta bëj këtë dhe nuk janë seriozë dhe këtë po e sheh e gjithë bota që Rusia po bën lojëra.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb