Presidenti kroat Zoran Milanoviç ka bërë thirrje sot qeverisë së vendit të fillojë procesin parlamentar për njohjen e Palestinës si shtet sovran dhe të pavarur.
“Kroacia duhet ta njohë Palestinën si një hap drejt përfundimit të luftës dhe katastrofës njerëzore në Gaza.
Njohja e të drejtave të popullit palestinez për shtetin e tyre është e vetmja mënyrë për të vendosur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha Milanoviç në një takim me ministren e Jashtme palestineze Varsen Aghabekian në Zagreb, sipas një deklarate të presidencës.
Ai gjithashtu ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj civilëve në Gaza dhe planin e shpallur të pushtimit.
(BalkanWeb)
