Vdekja e Jeffrey Epstein dhe rrethanat e saj, e ndjekur nga skandale që përfshinin figura të njohura botërore, kanë nxitur një valë të madhe teorish konspirative në internet. Më e përhapura ndër to është pretendimi se pedofili i dënuar është “ende gjallë”, pas dosjeve të fundit të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së. Disa përdorues të mediave sociale pretendojnë madje se e kanë parë atë personalisht.

Një nga teoritë më të gjera, tashmë të hedhura poshtë, lidhet me një llogari Fortnite, që fillimisht mendohej se i përkiste Epstein dhe ishte përdorur kohët e fundit. Një imazh viral i një burri me flokë të gjatë gri, që supozohej të ishte Epstein duke u parë në Izrael, doli të ishte krijim i inteligjencës artificiale.

Hipotezat më ekstreme përfshijnë idenë se Epstein u “shkëmbye” në burg me një kufomë dhe se aktualisht ndodhet në Gjirin e Guantanamos, duke u pyetur për informacion mbi vendet e huaja. Madje, një imazh nga nata e vdekjes së tij, ku shihej një “shkëlqim portokalli” mbi qelinë e tij, u komentua gjerësisht në mediat sociale.

Një sondazh i kryer në X nga përfaqësuesi republikan Thomas Massie pas publikimit të dosjeve të Departamentit të Drejtësisë tregoi interesin e madh për teoritë e konspiracionit: nga 147,000 pjesëmarrës, 46% thanë se Epstein ishte ende gjallë, 33% besonin se ai u vra, ndërsa vetëm 3% besonin në vetëvrasjen e tij.

Ky fenomen nënvizon se sa fuqishëm informacionet e publikuara mund të nxisin spekulime dhe teori konspirative, duke ndikuar në perceptimin publik mbi raste tashmë të njohura globalisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: