Një ish agjent i shërbimit rus të KGB-së ka pohuar së fundmi se presidenti rus Vladimir Putin po vijon të izolohet nga frika se mund të helmohet.

Në një intervistë me gazetën ukrainase Gordon , Yuriy Shvets, i cili jeton në SHBA, tha se ndërsa përdorimi i helmeve kishte lulëzuar nën udhëheqjen e Putinit, ai tani ishte konsumuar nga frika se ato mund të përdoreshin kundër tij.

Ai gjithashtu tha se numri i njerëzve tek të cilët udhëheqësi i Kremlinit mund të mbështetej në rrethin e tij të brendshëm tani është “shumë i ngushtë”.

“Unë mendoj se ky izolim nuk lidhet me rrezikun e gripit apo shpërthimeve të reja të COVID-19. Duket se ai ka frikë për jetën e tij. Ka një luftë rreth Putin”, tha ai.

Megjithë frikën e një helmimi të mundshëm, Shvets theksoi gjithashtu se aktualisht nuk ka asnjë në Kremlin që ka të ngjarë të përpiqet të rrëzojë Putinin, duke shtuar se “ata poshtë tij janë më keq se ai”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: