Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal ditën e sotme në Dibër ku mori pjesë në mitingun përmbyllës në mbështetje të kandidatit Luan Haka.
Duke publikuar një video nga takimi atje, Basha shkruan se në 6 mars, duke votuar për Partinë Demokratike dhe Luan Hakën, dibranët kanë mundësinë ta kthejnë Bashkinë në shërbim të qytetarëve dhe jo të një grushti njerëzish që e kanë marrë peng për vite me radhë.
Shqiptarët duhet çdo ditë të ecin përpara, të mos qëndrojnë në vend ose, akoma më keq, të ecin mbrapa. Në 6 mars, duke votuar për Partinë Demokratike dhe Luan Hakën, dibranët kanë mundësinë ta kthejnë Bashkinë në shërbim të qytetarëve dhe jo të një grushti njerëzish që e kanë marrë peng për vite me radhë.
Është koha që rinia dibrane të mos largohet, por të qëndrojë, të luftojë, të rezistojë dhe të votojë për ndryshimin. Ndryshimin e sjell vetëm Partia Demokratike!
Voto Partia Demokratike
Voto Luan Haka, për Dibrën
Voto Nr. 2
(BalkanWeb)
