Ademola Lookman është sulmuesi i përzgjedhur nga drejtuesit e Inter për të forcuar repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm. Në Itali të gjitha të përditshmet më të mëdha sportive ditën e sotme është pikërisht tratativa që mund të nis së shpejti, ajo që çon Ademola Lookman tek skuadra e Interit.

La Gazzetta

Corriere
Corriere

Ziklatrit e kanë seriozisht, Oaktree ka ndezur dritën jeshile për kryerjen e transferimit. Por jo vetëm kaq. Sipas mediave në Apenine, Inter ka të garantuar edhe “PO”-në e vetë futbollistit, që në moshën 27 vjeçare sheh mundësinë e duhur për të bërë lëvizjen e madhe në karrierë.

Tashmë drejtuesit zikaltët duhet të bindin ata të Atalantës, të cilët kërkojnë 50 mln euro, ndërsa Inter për momentin është e gatshme të ofrojë vetëm 40 mln euro.

Ndërkohë Marotta thërret, Çalhanoglu përgjigjet. Presidenti zikaltër theksoi vetëm dy ditë më parë se turku do të qëndrojë në Milano edhe këtë sezon dhe në fakt vetë Çalhanoglu ka bërë me dije se që në nisje të javës së ardhshme do të jetë prezent në Appiano Gentile, ku do të duhet të rifitojë besimin e klubit, lojtarëve dhe sigurisht tifozëve, pas polemikave në eliminimin e zikaltërve nga Botërori për Klube.

Ndërkohë sa i takon merkatos hyrëse, vijojnë përprjekjet e Inter për mbrojtësin e talentuar të Parmës, Giovanni Leoni. Klubi emilian për momentin nuk pranon oferta nën 40 mln euro për mbrojtësin e datëlindjes 2006, por Inter duket se ka në dispozicion kartën për zhbllokimin e tratativës: Sebastiano Esposito.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: