Rënia e Mohamed Ihattaren vazhdon. I huazuar te Ajax Amsterdam nga Juventusi në janar 2022, mesfushori i talentuar nuk u mbajt nga klubi holandez. Arsyeja ? Lidhjet e errëta të lojtarit me mafian.

I pritur në Torino në janar, Ihattaren nuk i ka mbyllur ende problemet me drejtësinë. De Telegraaf bën të ditur se marokeni sapo është arrestuar nga policia në Utrecht. Ky i fundit do të ishte sërish viktimë e kërcënimeve, por media sqaron se asnjë informacion shtesë nuk është publikuar ende.

Ihattaren ka mjaft cilësi si futbollist, gjithsesi, ato që  e kanë penguar lojtarin janë problemet jashtë fushës së blertë, duke i dhënë një efekt negativ në produktivitet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb