Armando Broja dhe forma e tij fizike mbetet një nga pikëpyetjet e mëdha në vigjilje të sfidave të fazës “play-off”. Është e qartë se “bomberi” kuqezi nuk është ende gati për ekipin e tij Burnley, fakt që e konfirmoi edhe trajneri Scott Parker përpara sfidës kundër Bournemouth: “Armando është duke u stërvitur përsëri, por vetëm me stërvitje të lehtë. Është në rrugën e duhur. Do të shohim ku do të jemi përsëri në fundjavë”, u shpreh trajneri i Burnley.

Sipas mediave angleze, Broja pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Parker për takimin kundër Fulham në program për t’u zhvilluar më 21 mars. Në letër, duke parë edhe evoluimin e tij, Broja pritet të jetë në dispozicion edhe të Sylvinho-s për ndeshjet e muajit mars, por mbetet për t’u kuptuar nëse bën pjesë në planet e teknikun kuqezi, të paktën për ndeshjen e parë, atë kundër Polonisë.

Ashtu siç ndodh shpesh, gjendja e Brojës apo edhe të lojtarëve të tjerë që nuk janë në kushte perfekte fizike do të vlerësohen edhe nga stafi mjekësor i Kombëtares pasi të jenë grumbulluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: