Pas një telefonate dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin të hënën, Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve në Kopshtin e Trëndafilave se beson që udhëheqësi rus dëshiron paqe me Ukrainën.

“Po”, tha presidenti për CNN, kur u pyet nëse mendonte se Putini dëshiron paqe. Presidenti përsëriti “Po”, kur një gazetar tjetër e pyeti nëse ai i beson Putinit.

Dhe në komentet nga Kopshti i Trëndafilave, Trump i tha audiencës: “Mendoj se është bërë njëfarë progresi” nga telefonata.

“Është një situatë e tmerrshme që po ndodh atje — 5,000 të rinj vriten çdo javë, kështu që shpresojmë të kemi bërë diçka”, tha Trump.

“Ne gjithashtu folëm me krerët e shumicës së kombeve evropiane dhe po përpiqemi ta mbyllim të gjithë këtë çështje. Çfarë turpi që filloi që në fillim.”

Në një postim në platformën e tij Truth Social pas telefonatës, Trump shkroi: “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, një FUNDI të Luftës”.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb