Deputeti i PS Pandeli Majko ka dërguar një shkresë në Shërbimin Informativ Shtetëror, SHISH, në lidhje me akuzat në drejtim të tij nga lideri demokrat Sali Berisha.

Majko kërkon konfirmim zyrtar nga ana e SHISH për pretendimet e Berishës. Kreu i PD tha se Majko “është përgjuar duke bërë pazare elektorale”.

Letra e Majkos është dërguar nga ana e Kuvendit dhe më pas është përcjellë në SHISH. Majko kërkon një përgjigje në mënyrë zyrtare për akuzat që hidhen në drejtim të personit të tij.

Dokumenti
Dokumenti

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb