TIRANË

Shefja e Infektivit Najada Çomo, raportoi sot në Komitetin e Ekspertëve lidhur me të shtruarit në spitalet Covid 1 dhe Covid 3 për pacientët e infektuar.

“Shtrimet në Covid1 dhe Covid 3, numri i personave të shtruar ditëve të fundit është në gjendje të qëndrueshme, rreth 140 pacientë. Në spital shtrohen format mbi të mesmen. Rreth 70% janë të formave te mesme te renda 20 % forma të rënda, dhe në një përqindje të ulet format e brishta. Grup moshat janë kryesisht nga 19 në mbi 90 vjec të shtruarit në spital.

Është rritur numri i të shtruarëve të moshës së re. Rreth 30% e të shtruarëve i përket moshës 19-45 vjeç. 90% të rasteve janë të pavaksinuar. Duke qenë se gati 30% janë grup mosha të reja vlerësohet vaksinimi i tyre, në moshat mbi 70 vjecare është e domosdoshme doza e tretë. Po e mbyll me fjalët e një 30 vjecari, që ndërroi jetë pak ditë më parë: “Sa keq më vjen që nuk u vaksinova”, fjala e Klevisit vlen për shumë të rinj.” u shpreh Çomo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb